Thaçi publikon letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump

Aktuale

Thaçi publikon letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump

Nga: B.S Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:29
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar letrën e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e përvjetorit të nëntë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, Thaçi ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë marrëdhënie speciale dhe miqësi të përjetshme.

“Sot kam pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nder të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ne do t’i ruajmë përjetësisht marrëdhëniet speciale me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat