”E ardhmja s’është Bashkimi Europian, por Bashkimi Kombëtar”

Aktuale

”E ardhmja s’është Bashkimi Europian, por Bashkimi Kombëtar”

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:44
Deputeti i PDK-së Nait Hasani

Deputeti i PDK-së Nait Hasani ka thënë se ndonëse Kosova tashmë po bën nëntë vjet shtet, ajo nuk ka pavarësinë e saj të plotë.

Këto deklarime Hasani i dha në Ora e Fundit, teksa shtoi se është mos formimi i ushtrisë së Kosovës, që po e pamundëson që vendi ynë të jetë plotësisht i pavarur.

Hasani poashtu tha se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ndodhi rastësisht më 17 shkurt, por sipas tij u bë pasi vendi kishte përmbushur të gjitha kriterët për të qenë shtet gjë që u arrit sipas pakos së Ahtisarit.

”Dita e parë e pavarësisë ka qenë një ngjarje e ndjeshme dhe tejet emocionale shpirtërore përshkak të vuajtjeve tona si popull si familje dhe si shqiptar”.

”Shpallja e Pavarësisë ka qenë një luftë e kurorëzuar e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”.

”Dita e parë e shpalljes së Pavarësisë ka qenë ditë emocionale shpirtërore për mua dhe familjen”.

”Data që është përcaktuar me 17 ishte jo e rastësishme, ajo u zgjodh si datë për fillimin e pjekurisë së shtetit sepse ishin bër të gjitha kushtet”.

”Atë ditë pati shumë shqiptarë që erdhën nga Shqipëria. Atë ditë na dolën përpara gjithë skenat politike, të gjithë shoqërisë, skenat e luftës, bashkëluftëtarëve. ‘’Bac u kry’’ kjo është ngjarja më madhështore që i dha fund vuajtjeve shekullore”.

”Nënshkrimi i Deklaratës dhe Shpallja e Pavarësisë është tjetër akt emocional”.

”Nënshkrimi i Deklaratës është një rast që shumë pak mund të ndodh. Është dicka e shenjt. Kjo ndodh shumë rrallë, ne kemi dëgjuar për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”

”Ta vendos nënshkrimin e Pavarësisë është krenari për mua dhe familjen time. Nënshkrimi i deklaratës për mua do të thotë ngjarje përfundimtare për zhvillimin e Shtetit”.

”Ajo ka qenë një Pavarësi e Kushtëzuar e dal nga Pako e Ahtisarit. Por të gjitha këto kanë qenë marrëveshje politike të arritura me ndërkombëtarët”

”Kemi ende kushtëzime të tjera që nuk jemi ende të plotë sepse ende duhet të punohet në disa drejtime”.

”Mungesa e Pavarësisë është tek sistemi i vendimeve që kanë të drëjtën ta marrin vetëm faktori ndërkombëtar”.

”Ne nuk kemi ende të drejtë të kemi ushtrinë tonë”.

”Shteti i Kosovës është shtet i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duhet të ketë të drejtën të vendos vet”.

”Heqja e kufizimeve dhe lejimi i formimit të ushtrisë është ajo që e përmbyll dhe e përmbush Kosovën si shtet”.

”Zhvillimi i shtetit tonë është një infrastrukturë e mirë, një sistem i drejtësisë është drejtuar poashtu”.

”Tani si shtet ka nevojë për zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës. Jemi vend i vogël, jemi ende të papërgatitur për zbatueshmërinë e ligjeve”.

Deputeti Nait Hasani poashtu tha se Bashkimi Kombëtar do të bëhet ndonëse në deklaratën e pavarësisë së Kosovës qëndron një pikë që nuk lejon bashkimin e vendit me shtete të tjera.

”Ne kemi edhe mundësi të integrimit të shoqërisë shqiptare, askush nuk na pengon të kemi një gjuhë, të ardhme dhe arsim të përbashkët”.

”Pa zbatimin e ligjeve nuk kemi të ardhme të vendit. Për zhvillim të vendit kemi kapacitete të mjaftueshme. Edhe ndihma që na jep bashkësia ndërkombëtare është një plus por ne jemi ata që duhet të vendosim ta cojmë vendin përpara”.

”Në deklaratën e Pavarësisë thuhet një pikë që nuk i lejohet Kosovës bashkimi me asnjë shtet tjetër. Por ne asnjëherë nuk heqim dorë nga Bashkimi Kombërtar”.

”Shteti ka mundësi të arrijë bashkimin tonë. Shqipëria e ka në Kushtetutën e vet nevojën për ndihmë të shqiptarëve dhe ne do të arrijmë”.

”Besoj që do të arrijmë Bashkimin Kombëtar. Në të ardhmen do të ketë disa pengesa por bashkimin e kërkon tregu ekonomik e po ashtu edhe në Europë kërkohet të jemi shoqëri e bashkuar”.

”E ardhmja themi ne që është Bashkimi Europian por në të vërtetë e ardhmja jonë është Bashkimi i një shoqërie shqiptare”, ka përfunduar Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat