Hoxhaj: Serbia shton çdo vit listën e shqiptarëve të kërkuar në Interpol

Aktuale

Hoxhaj: Serbia shton çdo vit listën e shqiptarëve të kërkuar në Interpol

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 00:21
Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Ramush Haradinaj ishte viktimë e keqpërdorimit të Interpolit nga Serbia.

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora News, Hoxhaj tha se shteti serb shton çdo vit listën e shqiptarëve të kërkuar në Interpol.

“Rasti i Haradinaj është rast i izoluar por ne e kemi përdorur dhe do ta përdorim këtë rast që cdo shtet anëtar të Interpolit ta informojmë paraprakisht që në të ardhmen mos të ketë situata të tilla të pakëndshme. Po ka qenë pjesë e një pune tonë ditore sikurse ka qenë pjesë dhe do të jetë pjesë e axhendës Serbe politike për ta destabilizuar Kosovën, për të provokuar Kosovën,për të fyer qytetarët e Kosovës”.

Provokimet serbe ai i sheh të ndërlidhura edhe me rritjen e ndikimit rus në rajon.

 Pjesë nga intervista

Dritan Hila: Si Haradinaj …

Enver Hoxhaj: Mandej keqpërdorimin e Interpolit si organizatë ndërkombëtare për të përndjekur lidershipin e Kosovës,për të përndjekur qytetarë të Kosovës ku viktimë e kësaj politike ishte dhe ndalimi i Z. Haradinaj në Francë .Mandej Serbia doli në vitin e kaluar me idenë e krijimit të një vendbanimi me karakter kolonie në veri të Mitrovicës e cila thirrej Lugina e Diellit ku bëhej plasimi publik i tij ,ku bëhej plasim edhe një lloj politike kolonizuese në veri të vendit ,dhe së fundmi kishim ndërtimin e murit dhe shfaqjen e një treni me motive nacionaliste me motive shuveniste. Të gjitha këto flasin që Serbia do të jetë më agresive në vitet që do të vijnë në raport me Kosovën dhe kjo ka të bëj ndoshta me ndryshimin e kontekstit rajonal ,ka të bëj ndoshta me ndryshimin e kontekstit evropian pas Brex-it,pas largimit të Britanisë së madhe nga Bashkimi Evropian ,pas krizave me të cilat ballafaqohet BE –ja ,Serbia dhe më tutje bën përpjekje që ta gjej fatin e saj jashtë kufijve të saj, prandaj dhe provokimet në raport me Kosovën bazohet në një mendim dhe në një qasje të re Serbe.

Dritan Hila: A ka ndonjë farë shtytje nga Rusia?

Enver Hoxhaj: Padyshim. Mirëpo provokimet serbe nuk ndodhin vetëm në raport me Kosovën,ndodhin edhe në raport me Bosnjën. Vitin e kaluar ne kishim një referendum i cili në mënyrë simbolike por edhe në mënyrë legale synonte që ta përgatiste një ambient politik që republika Serbe si pjesë e federatës Boshnjake të shpallet e pavarur. Më 9 janar të këtij viti rezultatet e këtij referendumi morën një ngjarje dhe një kuptim simbolik në Banjallukë duke u shënuar si Dita e Republikës Serbe atje ,mandej ka pas edhe provokime të shtetit Serb edhe me Malin e Zi .Ndërhyrje në fushatë zgjedhore dhe përpjekje për grusht shteti dhe pjesmarrje të pjestarëve të ish shërbimit Serb apo të policisë serbe që ta vrasin edhe kryeministrin Gjukanovic .Ka deklarata sistematike nga minitri i jashtëm Serb në raport me Maqedonin ku ai deklaron javët e fundit që ka qenë gabim per Beogradin që ta njohë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues si republika e Maqedonisë por do duhej të njihej me emrin Ish Republika Federative Jugosllave e Maqedonisë nga Ivica Dacic .të gjitha këto flasin që në Beograd ka një rilexim të ri të rajonit për shkak të ndryshimeve rajonale ,për shkak të sfidave me të cilat ballafaqohet Bashkimi Europian por edhe për shkak të ndikimit Rus i cili është në rritje në rajon.

Dritan Hila: Z.Ministër u përmend rasti Haradinaj. Në qoftë se do ndodhte në Serbi do ishte e mirëkuptueshme se kemi një riaktivizim të politikës së vjetër. Po mos ka edhe një lloj disimpenjimi të miqve të Kosovës, sepse rasti ndodhi në Francë. Franca është një ndër njohësit e pavarësisë së Kosovës dhe një nga vendet që bombardoi Serbinë në kohën e luftës. Pra mos ka një lloj disimpenjimi këtyre miqve të Kosovës,si Franca, SHBA ,Britania e Madhe ndaj Kosovës. Në një far mënyre këto janë nul të Kosovës, dhe që çon deri në rastin e arrestimit të Haradinajt apo është thjesht një aksident kjo që i ndodhi Z. Haradinaj.

Enver Hoxhaj: Çfarë ka ndodh më Z. Haradinaj është një aksident i izoluar në raport me marrëdhëniet Kosovë –Francë por është pjesë e një politike në raport me sesi e sheh Serbia Kosovën. Çdo vit, Serbia rrit numrin e njerëzve të cilët do të duhet të kërkohen nga Interpoli që janë qytetar të Kosovës ,që janë pjesë e lidershipit politik në Kosovë ,që janë njerëz të cilët kanë bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me një pjesë të një fushate kundër njerëzve në Kosovë ,mirëpo arrestimi i tij ka qenë reagim i bërë më një kërkesë të bërë nga pala Serbe në interpol dhe ka qenë një situatë jashtë parashikimeve tona. Z.Haradinaj ka udhëtuar për Zvicër,ai ka biseduar me autoritetet Zviceriane në ambasadën Zviceriane në Kosovë para se të udhëtoj për në Zvicër mirëpo në aeroportin e Bazelit është një lloj situate e ndamjes së sovranitetit ku kontrollon edhe policia Zviceriane edhe policia Franceze dhe Z. Haradinaj ra viktimë e një mos informimi që kanë mundur ta kenë autoritetet Franceze dhe u ndalua në Francë ,mandej ishte pjesë e policisë Franceze dhe ishte pjesë e gjygjsorit i cili e mbajti për një kohë të gjatë .Mirëpo nuk ka qenë ndonjë axhendë politike,nuk reflekton në raportet që ka Franca me Kosovën.Unë kam pas një vizitë në Francë ,jam takuar me ministrin e jashtëm të Francës ,qëllimi i vizitës time ka qenë pikërisht rasti i Z. Haradinaj, kam fol edhe në telefon me …

Dritan Hila: Pikërisht pra pati edhe një lloj akuze nga vëllai i tij i cili akuzoi pikërisht Kosovën për disimpenjim në mbrojte të Z.Haradinaj.

Enver Hoxhaj: Ne si qeveri e Kosovës dhe unë personalisht e kam bërë të pamundurën nga dita e arrestimit mund të them që nga minuta e parë e ndalimit të Z. Haradinaj madje 15 minuta pas ndalimit kam fol në telefon me Z.Haradinaj dhe deri në momentin e tanishëm që të jem në mbrojte të tij .Ne kemi dërguar si Ministri e Jashtme ,Ministria e drejtësisë,Ministria e Brendshme çdo dokument të mundshëm ku kemi ofruar mbrojte shtetërore për Z.Haradinaj që ai të lirohet sa më shpejt. Sikurse aktiviteti im diplomatik ka qenë më itensiv i mundshëm që ky rast të mbyllet shumë shpejt .Mirëpo arrestimi i tij ka qenë aksident,nuk ka të bëj as me pikëpamjet Franceze në raport me Kosovën ku raportet tona janë të shkëlqyera dhe ku Franca është një mbështetje e madhe e Kosovës dhe këtë ma ka thënë në takim Ministri i Jashtëm sikurse nuk ka të bëj as me atë sesa ka të bëj apo të mos bëj punë qeveria. Ne para disa viteve e kemi pas ndalimin e tij në Slloveni, dhe në atë kohë brenda një afati më të shkurtër kemi arrit që ta lirojmë Z.Haradinaj sikurse unë është dash që të ballafaqohem edhe me situata ,edhe me burgosjen e Z.Thaci vitin e kaluar. Ku mund t’ju them Z.Hila se vetëm vitin e kaluar kam telefonuar mbi 7-8 herë me Federica Mogherini për një drejtor të një komune në jug të Mitrovicës deri sa ai është liruar. Do të thotë, për mu është prioritet mbi prioritetet mbrojtja e interesit të qytetarëve. Ndërsa Z.Haradinaj është një njeri i cili ka bërë shumë për Kosovën dhe mbështetja jonë ka qenë e plotë

Dritan Hila: Z.Ministër shtypi,analistët akuzuan në një farë mënyre qeverinë e Kosovës e cila nuk ishte treguar agresive gjatë bisedimeve me Serbinë për të zhvlerësuar gjithë këto urdhër arreste .Është vërtetë në dorë të qeverisë së Kosovës të bëj presion ndaj Serbisë për të zhvlerësuar këto urdhër arresti?

Enver Hoxhaj: Edhe në takimin e fundit dhe të parafundit që janë mbajtur në janar të 2017 mes presidentit Thaci dhe kryeministrit Mustafa me presidentin Serb Nikolic dhe kryeministrin Vucic është ngrit cështja e keqpërdorimit të Interpolit dhe të fletëarresteve të rreme nga ana e Serbisë për sa i takon qytetarëve të Kosovës, dhe ne e kemi ngrit këtë çështje disa herë në dialog sikurse e kemi ngrit edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, por Kosova nuk është pjesë e Interpolit,ne nuk jeni shtet anëtar i Interpolit dhe Interpoli është një organizatë ku vepron vazhdimisht me kërkesat që mund ti kenë shtetet anëtare. Gjatë këtyre dy viteve të fundit ne kemi bërë përpjekje maksimale që të informojmë çdo shtet për një fushatë denigruese ,për një fushatë përndjekje të Serbisë përmes Interpolit ndaj qytetarëve të Kosovës dhe në shumicën e rasteve ne kemi arrit që të parandalojmë arrestime të tilla. Konkretisht Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë siç është çështja e bashkëpunimit ndërkombëtarë të drejtësisë që është më tepër fushë e këtyre dy ministrive. Por rasti i Haradinaj është rast i izoluar por ne e kemi përdorur dhe do ta përdorim këtë rast që cdo shtet anëtar të Interpolit ta informojmë paraprakisht që në të ardhmen mos të ketë situata të tilla të pakëndshme. Po ka qenë pjesë e një pune tonë ditore sikurse ka qenë pjesë dhe do të jetë pjesë e axhendës Serbe politike për ta destabilizuar Kosovën, për të provokuar Kosovën,për të fyer qytetarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat