Kryeministri Mustafa uron 9 vjetorin e Pavarësisë, në veçanti Ramush Haradinajt

Aktuale

Kryeministri Mustafa uron 9 vjetorin e Pavarësisë, në veçanti Ramush Haradinajt

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 08:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka uruar 9 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një urimi në Facebook, i pari i Qeverisë i ka uruar pavarësinë në veçanti liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili po mbahet padrejtësisht jashtë vendit, shkruan Bota sot.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë
Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë. 
Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese, ashtu siç është Kosova!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat