Homazhe dhe nderime për Rugovën në nëntë vjetorin e Pavarësisë

Aktuale

Homazhe dhe nderime për Rugovën në nëntë vjetorin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:05
Homazhet te varri i presidentit Ibrahim Rugova, ministri i FSK-së, Haki Demolli

(E plotësuar) - Në lagjen Velania të Prishtinës, tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, nga mëngjesi i sotëm, shumë qytetarë dhe politikanë bënë homazhe në shënim të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pranë varrit të Rugovës, këtë mëngjes dha nderimin e tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e përvjetorit të mëvetësisë së saj.

Ai në heshtje vendosi një kurorë me lule tek varri i Rugovës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Po ashtu edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK, Rrahman Rama bënë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. Ministri Demolli vlerësoi lart kontributin e presidentit Rugova dhënë për Kosovën.

Demolli: Respekt dhe përkushtim për punën e madhe të cilën e ka bërë Presidenti historik, Ibrahim Rugova

“Në shenjë respekti dhe përkushtimi për punën e madhe të cilën e ka bërë presidenti historik, Ibrahim Rugova, arkitekti i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ne sot Ministria e FSK-së së bashku me komandantin e FSK-së dhe eprorët më të lartë të FSK-së dolëm të bëjmë nderime dhe homazhe para varrit të tij. Në ditën e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës me dëshirë që ne të gjithë së bashku të japim kontributin tonë që të kemi një shtet ku sundon ligji, një shtet të prosperitetit, një shtet ku do të ketë mirëqenie sociale për të gjithë, barazi për të gjithë banorët e saj”, tha ministri Demolli.  

Për të nderuar veprën e Rugovës në ditën e Pavarësisë tek varri i tij ka bërë homazhe edhe dhe shoqata e të verbërve dega në Gjilan.

Kryetari i kësaj shoqate  Bajram Spahiu, duke u përkulur para varrit të presidentit Ibrahim Rugova,  ua ka uruar të  gjithë qytetarëve të Kosovës nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Spahiu: Urojmë përvjetorin e Pavarësisë të gjithë popullit shqiptarë

“Është nderi yni, i qytetarëve të komunës së Gjilanit, qytetarëve të verbër, që sot me rastin e përvjetorit të 9-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të bëjmë homazhe para varrit të Presidentit historik Ibrahim Rugova. Në emër të të gjithë qytetarëve të verbër të Kosovës ju urojmë përvjetorin e Pavarësisë të gjithë popullit shqiptarë”, theksoi Spahiu. 

 Homazhe pranë varrit të presidentit Rugova, bëri edhe drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, tifozët e Kosovës “Dardanët”, si dhe qytetarë tjerë

Rama nis ditën me homazhe tek varri i Rugovës

Në lagjen Velania të Prishtinës, aty ku është varri i presidentit Ibrahim Rugova, nga mëngjesi i sotëm, qytetarë të paktë në numër kanë bërë homazhe, në shënim të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pranë varrit të Rugovës, këtë mëngjes dha nderim e tij edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai në heshtje vendosi një kurorë me lule tek varri i Rugovës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat