Lunacek uron Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë, bën thirrje për plotësim të kushteve për liberalizim

Aktuale

Lunacek uron Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë, bën thirrje për plotësim të kushteve për liberalizim

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:38
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunacek

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunacek ka uruar Kosovën në 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Lunacek ka thënë se MSA dhe drita e gjelbër për vizat janë arsye për të festuar këtë ditë të pavarësisë, shkruan Bota sot.

Por, ajo thotë se Kosova duhet të merr hapa konkretë që qytetarët e saj të mos mbesin të izoluar.

Për këtë ajo përsërit kushtet për liberalizimin që është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit, përcjell Bota sot.

Lunacek i ka bërë thirrje qeverisë që ta luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nga radhët e veta.

Shkrimi i plotë i saj:

Pas përfundimit të Marrëveshjes së Kosovës me BE për Stabilizim Asocim (MSA) vitin e kaluar dhe me vetëm disa larg liberalizimit të vizave, Kosova ka mjaft arsye për të festuar Ditën e Pavarësisë së këtij viti.

Unë i inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë për të vazhduar punën e tyre në mënyrë konstruktive dhe frymën evropiane.

Është koha që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të gëzojnë lirinë për të vizituar miqtë dhe familjet e tyre në BE për tre muaj.

Siç të gjithë e dinë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor shtetasit e të cilit nuk janë të lejuar të udhëtojnë lirshëm në BE për tre muaj.

Kjo situatë anormale duhet të ndryshojë shpejt që qytetarët e Kosovës të mos ndihen të ‘mbyllur’ më. Liberalizimi i vizave nuk është një e drejtë në vetvete, ajo është e bazuar në meritë. Qeveria dhe Kuvendi në Prishtinë kanë përmbushur pothuajse të gjitha standardet e kërkuara. Drita e gjelbër nga Komisioni për liberalizimin e vizave sa më shpejt që të përmbushen dy kërkesat e mbetura ishte një lajm shumë i mirë i vitit të kaluar. Tani topi është në duart e qeverisë dhe parlamentit të Kosovës. Ngërçi i tanishëm duhet të marrë fund.

Dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosova shpejt: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është një domosdoshmëri.

Dhe sigurisht, Kosova duhet të punojë edhe në realizimin e pikës së dytë: përparimi i mëtejshëm i nivelit të lartë për krim të organizuar dhe korrupsion duhet të jetë i dukshëm.

Korrupsioni është ende i përhapur, siç është edhe në vendet e tjera të rajonit.

Prandaj, lufta kundër korrupsionit është një kusht i domosdoshëm.

Të gjitha raportet e mia për Kosovën bëjnë thirrje për Qeverinë në Prishtinë që të merr hapa konkret për luftimin e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në radhët e veta./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat