Pritje solemne në Ankara me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Pritje solemne në Ankara me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 22:41
Pamje nga pritja solemne në Ankara

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Simsek tha se gjithmonë kanë dhënë mbështetje për zhvillimin dhe ngritjen e Kosovës në aspektin ekonomik, duke shtuar se edhe më tutje do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës.

Sonte nën përkujdesjen e Ambasadës së Kosovës në Ankara, u organizua pritje solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. 

Në pritjen solemne morën pjesë Shefi i dytë i Shtatmadhorisë së Turqisë Gjeneral Umit Dundar, kryekëshilltari i presidentit të Turqisë Yalç?n Topçu, kryetarë të disa partive politike, shefa të misioneve në kryeqytetet dhe atashe ushtarakë. 

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Simsek rikujtoi me këtë rast se Turqia është në mesin e shteteve të para që kanë njohur Kosovën.  Ai ka theksuar se sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës, janë çështje të padiskutueshme për Turqinë.

Simsek u shpreh se Turqia bën përpjekje të mëdha që Kosova të pranohet në arenën ndërkombëtare dhe të gjejë vendin e merituar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. 

Ai gjatë fjalës së tij po ashtu tërhoqi vëmendjen se Kosova dhe Turqia kanë histori të përbashkët dhe kulturë tejet të pasur, duke shtuar se për këtë arsye marrëdhëniet mes palëve qëndrojnë mbi themele shumë të shëndosha. 

Nga ana tjetër, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu theksoi se gjatë periudhës nëntëvjeçare si shtet i pavarur, Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në aspektin politik, ekonomik, pajtimin dhe mbrojtjen e pakicave, duke shtuar se pavarësia e Kosovës ka kontribuar në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. 

Duke tërhequr vëmendjen se Kosova që nga shpallja e pavarësisë ka qenë faktor konstruktiv i stabilitetit, i cili u është përgjigjur pozitivisht bashkëpunimit dhe zhvillimit të kontinentit dhe rajonit, Spahiu u shpreh se Kosova ka zhvilluar bashkëpunim të afër dhe miqësor me shtetet fqinje dhe shtetet e tjera të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat