Gecaj reagon pas shkrimit të “The Telegraph”: Nuk guxojmë assesi të luajmë lojën e “dreqit”

Aktuale

Gecaj reagon pas shkrimit të “The Telegraph”: Nuk guxojmë assesi të luajmë lojën e “dreqit”

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 11:56
Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, nëpërmjet një postimi në rrjet social Facebook,ka bërë me dije se nuk guxojnë qytetarët të bien pre e agjendave të vetshkatërrimit për interesat e Rusisë apo kujtdo që e bartë këtë mendësi.

Ja edhe postimi i tij:

“Në konstelacionet e reja dhe mjaft të komplikuara të gërshetimeve të interesave globale, Kosova duhet me çdo kusht mos të çaloi dhe mos të ketë çfarëdo hezitimesh, por të eci sigurt rrugës tanimë të trasuar mirë drejt integrimeve evro-atlantike. Involvimi (infiltrimi) i Rusisë në këtë rajon, si në Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinë, por edhe në vendet tjera përreth, nuk është një sihariq i mirë por është sinjal i qartë dhe mjaft serioz, dhe një alarm se në çështjet e interesit nacional duhet të jemi më të kujdesshëm se kurrë më parë. Nuk guxojmë assesi të luajmë lojën e “dreqit” dhe ma apo pa vetëdije të përmbysim gjithë atë të cilën e kemi arritur deri më tani me aq shumë mund, djersë e gjak.

Dhuna e përdorur këto dy vitet e fundit tek ne, dhe tanimë e paralajmëruar edhe për ditët në vijim, i hyn më së miri në punë mu kësaj strategjie destabilizuese ruse në rajon. Në fund të fundit, nuk do të jetë aspak e rëndësishme nëse Rusia në Kosovë vërtetë të ketë përdorur një qasje më të butë të involvimit, krahasuar me sulmin agresiv në Malin e Zi. Nuk do të jetë gjithashtu fare e rëndësishme nëse për këtë dikush tek ne të jetë paguar të destabilizoi, apo pa qellim të jetë shndërruar në mjet të politikave hegjemoniste anti-kosovare.

E rëndësishme do të jetë mos të lejojmë assesi të hyjmë në vorbullën e “dreqit”! Prandaj, populli i Kosovës nuk guxon të bie pre e askujt që me apo pa qëllim të na orientoi drejt rrënimit dhe vetëshkatërrimit.”ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat