E papritshme, deputetët e VV-së: Kadri Veseli na furnizoi me gaz në Kuvend

Aktuale

E papritshme, deputetët e VV-së: Kadri Veseli na furnizoi me gaz në Kuvend

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 21:02
Foto arkiv, gazi në Kuvendin e Kosovës

Këtë javë në emisionin n’Kosovë Show, të ftuar janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Mytaher Haskuka dhe këngëtarja nga Shqipëria, Xhesika Ndoj.

Sikurse herave të tjera edhe ky emision nuk ka kaluar pa momente interesante dhe të nxehta.

Por një deklaratë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje po bën që të hedh dyshime të mëdha rreth ngjarjes së gazit.

Gjatë këtij emisioni këta deputetë thanë qe ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ai i cili kishte furnizuar me gaz deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ja momenti në minutën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat