Vetëvendosje ia ripërsërit Fajonit qëndrimin për Demarkacionin

Aktuale

Vetëvendosje ia ripërsërit Fajonit qëndrimin për Demarkacionin

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:47
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe urodeputeteja njëherësh raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, është takuar sot në Prishtinë me  eurodeputeten njëherësh raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Siç bën të ditur, Vetëvendosje ky takim është bërë me kërkesë të Fajon.

“Gjatë takimit z. Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ri-procedimin e marrëveshjes aktuale e cila është kontestuar si nga ana juridike dhe nga ajo faktike, nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm.”, thuhet në një njoftim të partisë që drejtohet nga Visar Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat