Gjetjet e Komisionit: Kosova ka territor 10 mijë e 905 km2, Çakorri jashtë territorit të Kosovës

Aktuale

Gjetjet e Komisionit: Kosova ka territor 10 mijë e 905 km2, Çakorri jashtë territorit të Kosovës

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 07:21
Komisioni për matjen e territorit

(E plotësuar) - Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka prezantuar të dhënat, materialet dhe gjetje, sipas të cilave del se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ndërsa madhësia territoriale e Kosovës del të jetë është 10 e 905. 25 Km2.

Kryetari i këtij Komisioni Hivzi Islami tha se gjatë konsultimeve me përfaqësues të KFOR-it, është konfirmuar se hartat e KFOR-it që tregojnë linjën kufitare Kosovë-Mali i Zi, janë të njëjta me ato që u janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror. Sipas Islamit puna e Komisionit ishte profesionale dhe plotësisht e pavarur.

Islami: Kemi bërë punë profesionale dhe të pavarur

“Si pjesë e punës transparente të Komisionit dhe konform kërkesës sonë të vazhdueshme për punë të përbashkët, të gjithë atyre që mund dhe duhet të kontribuojnë në këtë proces, nga sot me 21 shkurt deri me 24 shkurt 2017, në ndërtesën e Qeverisë i gjithë dokumentacioni me gjetje profesionale dhe shkencore dhe menaxheriale që lidhet me madhësinë territoriale të Kosovës, do t’i ofrohet opinionit publik dhe komisioni do të marrë në konsideratë çdo të dhënë, dëshmi dhe vërejtje të argumentuar me rastin e hartimit të raportit përfundimtar, i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës. Nga momenti që komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ia dorëzon Qeverisë raportin përfundimtar përmbyllet puna e tij. Deri tash Komisioni në punën e tij ishte plotësisht i pavarur, larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit.Në punën e tij nga fillimi deri më sot mbisundoi profesionalizmi”, tha Islami.

Ndërsa tha se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 905 km2, shifra këto që kanë dalë për herë të parë, pasi që matjet janë bërë me teknologji të sofistikuar.

Islami: Madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 905 km2

“Madhësia territoriale e Republikës së Kosovës doli 10 mijë e 905.25 km2. Këto shifra kanë qarkulluar këto vitet nga ’82-shi, deri në ‘81-tën kemi shifrën 10 mijë e 887 km2. Hera e parë kanë dalë këto shifra sepse janë bërë matjet me një teknologji më të sofistikuar”, tha ai.

Zëdhënësi i Komisionit Tomor Qela, i cili i prezantoi të dhënat faktografike, të cilat janë shqyrtuar gjatë hartimit të draft raportit për sipërfaqen e territorit të Kosovës, tha se Çakorri dhe Bjelluha nuk janë pjesë e territorit të Kosovës.

Qela: Çakorri dhe Bjelluha jashtë territorit të Kosovës

“Një hartë e cila po ashtu në mënyrë të qartë me shkronja tregon se Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës. Argument tjetër shkencor kemi të botuar nga ASHAK në botimin ‘Kosova vështrim monografik’, Prishtinë 2011, paraqet hartën gjeografike, e cila kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që ne sot e kemi të prezantuar në të gjithë dokumentacionin zyrtar”, tha ai.

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit, Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision në një konferencë për media tha se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj. Sipas tij detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën, e jo ta thellojnë krizën. Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision, duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka kryer detyrën e postierit.

Islami: Ai kishte detyrën e postierit

“Në fillim ai ka thënë se nuk e pranoj këtë komision. Ne i kemi thënë pse ke ardh. Ai e ka pasur një detyrë tjetër, më shumë një detyrë të postierit dhe një interpreti mekanik, i atyre që e kanë dërguar e vet nuk vijnë që t’i qartësojnë problemet”, tha Islami.

Por me deklarimet e Islamit për një punë profesionale të komisionit, nuk po pajtohet as anëtari tjetër i komisionit, Agron Luta. Ai raportin sot e quajti jo profesional.

Luta: S’pajtohem, raporti është jo profesional

“Unë kam deklarua edhe dje në komision që nuk jam pajtua nga ana profesionale e hartimit të këtij raporti. Qëndroj mbas asaj deklarate që kam dhënë në komision, që ky raport për mua është i papranueshëm në aspektin profesional”, tha ai.

Ndryshe, raporti i prezantuar ishte një draft raport i punës së ekspertëve për matjen e territorit dhe Raporti final do të dal pas konsultimeve të fakteve me ekspertët dhe shoqërinë civile dhe më pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës.

***

Edhe një anëtar i komisionit nuk e pranon rezultatin e matjes së tokës.

Anëtari i Komisionit për matjen e territorit Agron Luta tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit për matjen e territorit, pasi që sipas tij është jo profesional.

Dje nga ky Komision ka dhënë dorëheqje edhe Fitim Humolli, i cili ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin e matjeve.

Islami: Humolli ishte postier i atyre që e kanë dërguar

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj.

Sipas tij, detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën e jo ta thellojnë krizën.

Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka pasur “detyrë të një postieri të atyre që e kanë dërguar e vet s’vijnë që t’i qartësojnë problemet”.

Ndërsa zëdhënësi i këtij komisioni Tomor Qela tha se këto janë të dhëna që kanë në dispozicion dhe nuk mund të ndryshojnë

Hivzi Islami: Madhësia e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë

Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.

Sipas Islamit kjo shifër ka dalë si  konkludim si pjesë e draft raportit pasi që raporti final do të dal më vonë.

“Në  mbështetje të të dhënave dhe argumenteve që u ofruan nga institucionet, komisioni e njofton Qeverinë se madhësia territoriale e Kosovës është  10 mijë e 906. 25 kilometra katrorë”, tha Islami.

Qela: Çakorri dhe Bjelluha nuk janë në Kosovë

Komisioni për matjen e territorit ka paraqitur argumentet e tij, sipas të cilit Çakorri dhe Bjelluha janë jashtë territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i komisionit Tomor Qela duke prezantuar hartat  tha se këto dy vendbanime janë të vendosur jashtë territorit të Kosovës.

"Kufirin e Kosovës e tregon po të njëjtin kufi që e kemi në të gjithë dokumentacionin zyrtar. Territori i Kosoves është ai që është prezantuar nga komisioni shtetëror për matjen e kufijve. Bjelluha i takon hapësirës gjeografike të Malit të Zi", tha Qela.

Image
Pamje nga prezantimi i raportit

Çakorri është jashtë territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës. Zëdhënësi i këtij Komisioni, Tomor Qela, ka prezentuar këtë raport. Sipas tij të gjitha gjetjet e ekspertëve tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Kë të dhëna Komisioni i ka marrë në boletine të ndryshme Qela në publikimin e draft raporteve ka prezantuar publikime të anëtarëve të komisionit në të cilat tregojnë se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

‘Raporti është i përbërë nga të dhëna fotografike. Gjatë gjithë kohës është ngritur një hipotezë e madhe rreth çështjes së territorit të Kosovës. Baza juridike, hartografike, dhe komunikimi ka qenë themeli i procesit të matjes së territorit të Kosovës. Akademia e shekencave dhe arteve të Kosovës neë ambientet e qeverisë së Kosovës kanë deponuar dokumente hartografike të cilat përfshijnë matjen e territorit të Kosovës që nga viti 1976 deri më 2016", ka thënë ai.

Publikohen të dhënat e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet që ka bërë gjatë punës së saj.

Publikohen të dhënat e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot prezanton të dhënat, materialet dhe gjetjet.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje takimin e radhës, në të cilin debatoi dhe bëri përgatitjet e fundit për prezantimin e Draft-raportit para se t’i prezantojë publikisht gjithë dokumentacionin dhe rezultatet që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Sipas këtij komisioni, prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet sot, në mjediset e Qeverisë, ndërkaq diskutimi publik do të zgjasë nga 21 shkurti deri më 24 shkurt, nga ora 10:00 - 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Fitim Humolli e ka braktisur dje në mënyrë demonstrative takimin, duke deklaruar se komisioni është jo profesional, ndërsa matjet që prezantohen nuk janë të sakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat