Komandanti i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën

Aktuale

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:49
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë Gjeneral Curtis M. Scaparrotti

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë Gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Me këtë rast ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Giovanni Fungo.

Pas takimit, të dy gjeneralët në orën 15:15 do të mbajnë një konferencë për media.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim e KFOR-it, komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë Gjeneral gjatë kësaj konference do të flasë mbi misionin e forcave të Aleancës Veri-Atlantike në  Kosovë si dhe operacionet e NATO-s në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat