Veseli në Tiranë takohet me kreun e PDIU-së

Aktuale

Veseli në Tiranë takohet me kreun e PDIU-së

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:00
Kadri Veseli në takim me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi

Kryeparlamentari, Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë në Tiranë është takuar me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Veseli ka falënderuar kreun e partisë çame për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave të Kosovës në forume dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm të së drejtës së shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.

Shpëtim Idrizi, nga ana e tij, u shpreh i nderuar qe pati rastin të pres në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa ditë pas shënimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ngjarje kjo të cilën ai e konsideroi më të rëndësishmen për popullin shqiptar, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat