Veseli takohet me Ramën, flasin për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

Veseli takohet me Ramën, flasin për thellim të bashkëpunimit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:35
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli dhe Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në orët e pasdites, i është rezervuar pritje e veçantë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të dy liderët biseduan për raportet e ngushta që tashmë të dy shtetet kanë ndërtuar në të gjitha sferat.

Veseli dhe Rama potencuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm dhe lehtësimit të rrugës së integrimit euro-atlantik.

Veseli vlerësoi rolin që tashmë shteti shqiptar ka në rajon, si faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi, por edhe si shembull i reformave në shumë fusha.

Rama mbështeti punën e institucioneve të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane.

Të dy bashkëbiseduesit potencuan se agjenda e përbashkët evropiane është e paalternativë dhe si e tillë duhet të jetë prioritet i institucioneve të të dyja shteteve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat