Edi Rama emëron Lulzim Rafunën këshilltar për tatime dhe doganë

Aktuale

Edi Rama emëron Lulzim Rafunën këshilltar për tatime dhe doganë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 21:26
Lulzim Rafuna

Kryeministri i Shqipërisë e ka emëruar, Lulzim Rafunën – ish Drejtorin e Doganës së Kosovës, për këshilltar për tatime dhe doganë.

Ky vendim pritet të bëhet nesër paradite. Rafuna konsiderohet si një aset i rëndësishëm i Kosovës, i cili kalon në Shqipëri.

Ai ka qenë edhe më herët i ftuar që të punojë pranë kryeministrisë shqiptare.

Rafuna është një prej aseteve më të përfolura për suksesin e tij në Raportin e Progresit, kurse nga nesër do të punojë në qeverinë e drejtuar nga Rama për reformat në doganë dhe taksa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat