“Hashim Thaçi mbolli gjuhë urrejtje dhe kërkoi sabotimin e varrimit të Rugovës me ceremoni shtetërore”

Aktuale

“Hashim Thaçi mbolli gjuhë urrejtje dhe kërkoi sabotimin e varrimit të Rugovës me ceremoni shtetërore”

Nga: B.S Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:28
Drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi

Drejtori i Rockefeller Brothers Fund, Haki Abazi, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Hashim Thaçit në përkujtimin e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi në vazhdimësi ka mbjellë gjuhë urrejtje dhe ai kishte kërkuar sabotimin e varrimit të Ibrahim Rugovës me ceremoni shtetërore, shkruan Bota sot.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pjesmarrja e Thacit ne perkujtimin e Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradices dhe luftetareve eshte fyerje per ata, historine qe perfaqesojne ata dhe njerezit e tyre. Fyerja vjen nga respekti dhe varrimi me cermoni shtetrore te Fadil Hoxhes dhe pjesamarrja e Marksist -Lenisteve te nentokes te Thacit ne kete varrim, njeriut qe i ka vrare shqiptar me aradhat vrasese. Thaci ka urdheruar sabotimin e varrimit te Ibrahim Rugoves me ceremoni shtetore dhe ka mbjellur gjuhe urrjetje ne vazhdimesi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat