Vdekja e dyshimtë vajzës 20 vjeçare të Bedri Currit, këto janë fotot e aksidentit

Aktuale

Vdekja e dyshimtë vajzës 20 vjeçare të Bedri Currit, këto janë fotot e aksidentit

Nga: P.R Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 10:42
Bleranda Curri, vajza e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri është goditur për vdekje në Fushë-Kosovë. Ajo ka vdekur në rrethana shumë të dyshimta.

Vajza e Bedri Currit, ish ushtar i UCK-së, i dyshuar edhe si dëshmitar i Gjykatës Speciale, Bleranda Curri, 20 vjeç,  ka mbetur e vdekur nga goditja me veturë në Fushë Kosovë, të Enjten mbrëma.

"Raportohet për një aksident komunikacioni në të cilin janë përfshirë një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe këmbësorja –viktima femër K-Shqiptare. Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili e ka goditur këmbësoren. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion", thuhet në raportin e Policisë.

Deri më tani, vdekja e saj është mjaft e dyshimtë. Këtë gjë e pohon edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili përmes një postimi në facebook e ka komentuar ngjarjen tragjike.

“Shumë e dyshimtë vdekja e saj. Krimiminelët janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm ta shpëtojnë veten”, shkruan Imer Mushkolaj, përcjellë “Bota sot”.

Bedri Curri i vrarë më 21 prill të vitit të kaluar me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat