Aktivistëve të VV-së u vazhdohet edhe për 2 muaj arresti shtëpiak

Aktuale

Aktivistëve të VV-së u vazhdohet edhe për 2 muaj arresti shtëpiak

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:21
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka njoftuar se ka marrë vendimin për vazhdimin e  arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj.

Krasniqi ka thënë se sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi

“Sapo e pranova vendimin për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe 2 muaj. Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi dhe aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben "Pronto"-s.

Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t'i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre. E Lëvizja VETËVENDOSJE! po sulmohet kështu pikërisht ngase është alternativa e vetme ndaj kriminelëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat