Prindërit e Astrit Deharit flasin për media

Aktuale

Prindërit e Astrit Deharit flasin për media

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 08:05
Prindërit e aktivistit të vdekur në Burgun e Prizrenit, Astrit Dehari

Prindërit e aktivistit të vdekur në Burgun e Prizrenit, Astrit Dehari dhe aktivisti Tom Gashi, do të prezantojnë sot Institutin e Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit.

Ata do të flasin në një konferencë për media, e cila do të mbahet në zyrën e avokatit Gashi, duke filluar nga ora 12:00.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2016, ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat