Gashi: Politikanët i ka kap frika nga Gjykata Speciale, por Thaçi...

Aktuale

Gashi: Politikanët i ka kap frika nga Gjykata Speciale, por Thaçi...

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 18:39
Tomë Gashi,ish-këshilltar ligjor i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Është çështje javësh kur Gjykata Speciale, e ngritur në Hagë dhe që pretendon se do t’i zbardh krimet e supozuara se janë kryer nga udhëheqës të lartë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës në Kosovë, do të nis me akuzat e para.

Deri më tani, asgjë nuk është thënë zyrtarisht nga kjo Gjykatë se kush mund të jenë të akuzuarit, mirëpo jozyrtarisht janë përmendur disa emra liderësh politikë aktualë, që dikur mbanin poste udhëheqëse në UÇK.

Tomë Gashi, që është ish-këshilltar ligjor i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë se pret që presidenti dhe politikanët tjerë do t’i rezistojnë ndjekjes penale dhe dënimit nga kjo Gjykatë.

“Nuk janë të gatshëm të rrinë në një qeli 6 metër katrorë në një shtet të huaj rreth 3 mijë kilometra prej këtu me askënd”, ka thënë ai për “USA Today”.

“Kanë jetë kaq të mirë këtu dhe kanë qenë në pushtet për 17 vjet dhe Kosovën e trajtojnë si monarki. Ata jetojnë si mbretër. Ata po frikësohet, shumë po frikësohen”, ka theksuar ai.

Pas ndalimit të Haradinajt në Francë, u tha se ndalesa e tij mund të ndërlidhet me Gjykatën Speciale, por Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman, pati deklaruar se nuk ka lëshuar e as që ka kërkuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Kështu i ishte thënë gazetës serbe “Vecernje novosti” nga prokurori special.

“Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vetë ajo. Kjo nuk është bërë me kërkesën time”, ka shtuar ai.

Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.

“Ende s’kemi arritur atje”, ka theksuar Schwendimen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat