SHBA në Këshillin e Sigurimit, "shuplakë' Serbisë dhe Rusisë

Aktuale

SHBA në Këshillin e Sigurimit, "shuplakë' Serbisë dhe Rusisë

Nga: B.S Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 17:57
Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, David Pressman

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, David Pressman ka shprehur edhe njëherë qartasi përkrahjen e Amerikës për Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në Rajon, duke theksuar përkrahjen e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim rolin e BE-së. Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm për normalizimin, SHBA mbështet Kosovën që po shoqërohet si një shoqëri multietinike, Ne mbështesim Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe inkurajojmë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë sa më parë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu kërkoi që mbledhjet e KS-së për Kosovën të mbahen 1 herë në 6 muaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat