Pesidenti Thaçi: BE-ja mbetet destinacioni kryesor i Kosovës

Aktuale

Pesidenti Thaçi: BE-ja mbetet destinacioni kryesor i Kosovës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi Mogherini-Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, Federica Mogherinin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje përfaqësueses Mogherini, është shprehur se vizita vjen në një moment më të mirë për Kosovën dhe rajonin.

“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja të mbështesë tërë rajonin në aspiratën e vet për t’u bërë pjesë e saj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë, Mogherini u shpreh e kënaqur me vizitat e saj në rajon.

Presidenti Thaçi ka shprehur kënaqësi që përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, do të takojë tërë spektrin politik në Kosovë, që të japë përkrahjen më të gjerë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“BE-ja mbetet aspirata e vetme e Kosovës dhe e tërë rajonit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Thaçi: Mogherini përkrah hapat e menjëhershëm për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini i ka dhënë përkrahje procesit të integrimit europian dhe hapave konkretë e të menjëhershëm për liberalizimin e vizave.

“Kosova dhe rajoni kemi sfida të ndryshme, por kemi aspiratë dhe prioritete të njëjta - zhvillimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vizita e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, është konfirmim se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit”, ka shkruar Thaçi në Facebook pas takimit me Mogherinin.

Image
Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të BE-së, Federica Mogherinin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat