Seanca fillon me rikthimin e rezolutës për Haradinajn

Aktuale

Seanca fillon me rikthimin e rezolutës për Haradinajn

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:17
Kuvendit i Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me propozimin e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, që edhe një herë të hedhet në votim rezoluta e këtij subjekti politik, me të cilën kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt dhe pezullimin e dialogut me Serbinë.

Ndër të tjera në këtë rezolutë të lexuar nga Lekaj, thuhet se lirimi i pakusht i Haradinajt të ndodhë sa më shpejt, të pezullohet dialogu me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt dhe derisa bashkësia ndërkombëtare te bëjë presion te Serbia për anulimin e të gjitha flet-arresteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat