Selimi: Hashim, ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk je i denjë për president

Aktuale

Selimi: Hashim, ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk je i denjë për president

H.Orana Nga H.Orana Më 10 mars 2017 Në ora: 19:53
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaqi, që do të jep dorëheqje në rast se nuk bëhet ushtria. Selimi e quan hipokrizi këtë ddeklaratë.

Ai thotë se Presidenti Thaqi duhet të jap dorëheqje për demarkacionin, për Gjykatën Speciale, sepse nuk je i denjë për President.

Postimi i plotë:

A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?

Sa e lexueshme hipokrizia jote!

Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.

Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.

Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t'i mbledhur partitë në një tavolinë.

Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.

Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat