Vlora Çitaku kërkon falje pasi ra pre e lajmit të rrem

Aktuale

Vlora Çitaku kërkon falje pasi ra pre e lajmit të rrem

Më: 12 mars 2017 Në ora: 20:06
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar falje në lidhje me një status të saj të publikuar më herët, ku thoshte se një autobus nga Kosova është sulmuar në Serbi.

Ajo kërkon falje sinqerisht, duke thënë se nuk dëshiron që të përhap lajme të rreme dhe të shkaktoj panik.

Ja postimi i saj:

Kam qenë e informuar  se ka pasur një sulm, mirëpo kompania e autobusëve në fjalë e ka mohuar një gjë të tillë. Me sa duket ai ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve.

Ndjehem tmerrësisht keq sepse unë kurrë nuk dua të shpërndajë lajme të rreme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë edhe panik.

Ky është një mësim i mirë për mua, dhe për këdo prej nesh për të kontrolluar më mirë burimet tona të informacionit.

Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Kjo mund të nxisë konfuzion dhe pasiguri.

Kërkoj falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat