Krasniqi: Kjo është e vërteta e nismës së Thaçit për ushtrinë

Aktuale

Krasniqi: Kjo është e vërteta e nismës së Thaçit për ushtrinë

Më: 13 mars 2017 Në ora: 22:08
Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, nga Nisma per Kosoven, ka thane se sa i perket Ushtrise shteti asht vonue, tue kritikue moskordinimin e liderave institucional per kete çashtje.

“Ligji per FSK’n po shihet se nuk asht i kordinuem jo vetem me klasen politike ne vend, por edhe me parnerat nderkombetar, sikur asht NATO e Shtetet e Bashkueme t’Amerikes”, ka thane Krasniqi.

Ai ka shtue se kete Ligj asht dashte me e pregadite Qeveria e Presidenti i cili ma shume ka rol unifikues ishte dashte me gjete mbeshtetje nderkombetare.

Krasniqi kan thane se jemi ne nji situate te keqe ku fatkeqesisht temat jetesore po na u bahen tema politike.

Ai ka thane se keto probleme kane muejt me u zgjidhe sikur asht rasti i Demarkacionit, por si duket keto probleme i kane shkue per shtati dikujt dhe se jane zhagite mjaft shume.

Simbas Krasniqit, nismat e Presidentit Thaçit ma shume po shihen si pjese te fushatave zgjedhore se sa per interesa te tjera shtetnore.

Krasniqi, ka thane se po te shikohej interesi i Kosoves, kjo çashtje kishte me u zgjidhe shpejt, po kjo ma shume asht nji pregaditje per fushate politike dhe se Presidenti Thaçi sikur e dine krejt, asht ma shume nji President i nji partie politike se sa qe e unifikon popullin.

Edhe Lista Serbe dhe ndikimi i saj i madh prej Beogradi asht krejt rezultat i bisedimeve ne Bruksel, ka shtue Krasniqi.

“Jam i bindun se me mbeshtetjen e faktorit nderkombetar, kishin me u rrite edhe kapacitetet operacionale te Ushtrise”, ka thane Krasniqi tue shtue se vendimi per Ushtrine ka qene i padrejte dhe i pakordinuem si me klasen politike ashtu edhe me faktorin nderkombetar.

Ai ka thane se per Ushtrine sikur qe asht fajtore PDK, aq faj ka edhe LDK, tue shtue se kane qene dy subjektete ma te medhaja politike.

Jakup Krasniqi keto komente i ba ne Rrokum Roll.

Ai perveç tjerave ka fole edhe per shume tema te tjera te randesishme prej aktualitetit politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat