MKRS-ja nënshkruan memorandum me Aleancën Franceze në Prishtinë

Aktuale

MKRS-ja nënshkruan memorandum me Aleancën Franceze në Prishtinë

Më: 15 mars 2017 Në ora: 13:50
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze në Prishtinë.

Në njoftimit për media nga MKRS-ja, thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë”,  siç janë: Java e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Java e Filmit Frankofon.

“Ministria e Kulturës, në realizimin e këtyre projekteve, sipas këtij memorandumi, ofron mbështetjen financiare në vlerë prej 3.500.00 € (tremijë e pesëqind euro),  për projekte të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2017’, thuhet në njoftim.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetari i Aleancës Franceze të Prishtinës, Ilir Avdiu, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat