Mustafa në Sarajevë, merr pjesë në Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Mustafa në Sarajevë, merr pjesë në Samitin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:04
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të marrë pjesë në Takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, që do të zhvillohet nesër në Sarajevë.

Zyra për Informim e kryeministrit njofton se në këtë takim, ku pritet të jenë të pranishëm homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.

“Ky takim, mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë”, theksohet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat