Flet Azem Vllasi: Sulmi ndaj meje ishte vrasje e planifikuar

Aktuale

Flet Azem Vllasi: Sulmi ndaj meje ishte vrasje e planifikuar

Më: 15 mars 2017 Në ora: 16:44
Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi ka treguar për Info Magazine momentin se si është plagosur.

“Praktikisht jemi kacafytur, unë e kam parë me dorë të djathtë kur sulmuesi e ka nxjerrë revolen, më ka ra në sy zhurmuesi që e amortizon zhurmën. Ai është drejtuar ndaj meje, në gjoks”.

Vllasi e ka cilësuar plagosjen e tij si vrasje të planifikuar, por që ka mbetur vetëm një tentativë për vrasje.

“Sigurisht se kishte tentativë të më vriste, kjo është revole, nuk ishte mjet i ftohtë, nuk ishte vetëm idea të më lëndojë, me iu drejtu dikujt me revole në gjoks është vrasje e planifikuar. Në atë kacafytje kam arritur të ja ngris dorën më lartë dhe aty ka shkrepur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat