Kocijançiq: Çështja e pronave të zgjidhet në mënyrë transparente

Aktuale

Kocijançiq: Çështja e pronave të zgjidhet në mënyrë transparente

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:21
Maja Kocijançiq

Komisioni Europian vlerëson se çështja e pronës në Kosovë duhet të zgjidhet bazuar në një proces transparent ku do të përfshiheshin të gjitha komunitetet.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Komisionit Europian ka thënë se çështjet e pronave janë të ndjeshme dhe mund të zgjidhen vetëm në këtë mënyrë.

Kocijançi ka thënë kështu duke iu referuara deklaratave kundërthënëse të Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së pronave.

Reagimet e shumta sidomos nga Serbia kanë ardhur pas vendimit, të marrë nga Qeveria e Kosovës, me 1 mars ku thuhet se të gjitha patundshmëritë në emër të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të ish-Republikës Socialiste të Serbisë, të regjistrohen si prona të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat