Daka konteston Pecin, bën ankesë në Kushtetuese

Aktuale

Daka konteston Pecin, bën ankesë në Kushtetuese

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:40
Kandidatja për kryetare të Gjykatës Supreme, Valdete Daka

Kandidatja për kryetare të Gjykatës Supreme, Valdete Daka e ka dorëzuar sot ankesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Supremes.

Daka po konsideron se gjatë përzgjedhjes së Pecit është shkelë rregullorja dhe e ka dorëzuar me masë të përkohshme duke kërkuar që të ndalohet ky proces deri në vendimin sipas saj meritor.

Daka: Është bërë shkelje në numërimin e votave

“Unë posa e dorëzova kërkesën time në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Konsideroj që Këshilli Gjyqësor gabimisht ka zbatuar rregulloren për emërimin e kryetarëve dhe kryetarit të Gjykatës Supreme, me këtë rast më është bërë një shkelje e cila është e paraparë edhe me Kushtetutë, e drejta për t’u zgjedh dhe për të qenë i zgjedhur. Konsideroj që Këshilli Gjyqësor gjatë numërimit të votave gabimisht e ka aplikuar këtë rregullore dhe i ka numëruar edhe votat të cilat kanë qenë abstenime. Unë konsideroj se abstenimet nuk emërohen sepse nuk numërohen as në Kuvendin e Kosovës, nuk numërohen as në institucione të tjera dhe më këtë rast unë konsideroj se në momentin kur janë numëruar votat unë kamë qenë fituese dhe konsideroj se emri imë është dashur të dërgohet tek presidenti i Republikës për dekretim”, tha Dakla.

Daka ka thënë se në këtë procedurë të përzgjedhjes, ajo ka pasur shumicën e votave.

Daka: Unë isha e para me vota

“Në kërkesën e kemi dorëzuar me masë të përkohshme, pra, kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta ndaloj këtë proces derisa të merret vendimi i meritor. Unë i kamë pasur pesë vota pro, një votë kundër dhe katër abstenime, unë konsideroj që kam pasur shumicën absolute të votave sepse abstenimet nuk numërohen. Poenta është se lista është lista shteruese sepse unë kam qenë e para në votim, në momentin kur fiton i pari nuk vazhdohet as me të dytin e as me të tretin sikurse në rastin që ka ndodhur”, tha Daka.

Gjykatwsja Daka tha se ky veprim i saj është pas ankesës në Këshillin Gjyqësor, ku nuk i është marrë parasysh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat