Gjuriq: Situata në Kosovë e ngjashme si 13 vjet më parë

Aktuale

Gjuriq: Situata në Kosovë e ngjashme si 13 vjet më parë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 10:47
Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se gjërat në Kosovë janë të ngjashme me ato të 17 marsit të vitit 2004 dhe është shqetësuese se klima politike nuk ka ndryshuar ndjeshëm kur bëhet fjalë për shqiptarët e Kosovës.

Ai tha se një prej dështimeve më të mëdha të komunitetit ndërkombëtar është fakti se se rrugët e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Obiliqit nuk ka dhjetra të cilët u dëbuan.

Gjuriq theksoi se “Kosova është zonë e e post-konfliktit me normën më të ulët të kthimit të njerëzve në botë”.

“Nga respekti për viktimat nuk do të komentojë deklaratat e politikanëve shqiptarë, të cilët ishin të ulur në pozita përgjegjëse gjatë masakër së marsit në Kosovë”

” Pa dyshim, 17 marsi i vitit 2004 është gdhendur përgjithmonë në shkronja të zeza në historinë e popullit serb, si datë kur për një ditë janë djegur mbi 35 kisha, janë dëbuar 4000 njerëz, u shkatërruan 800 shtëpi serbe “, ka thënë Gjuriq.

Ai beson se gjërat janë shumë të ngjashme si 13 vjet më parë gjatë trazirave të marsit, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat