Kandidati për kryetar të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe.
Ministrja serbe e Komunikacionit dhe e Infrastrukturës Zorana Mihajloviq këtë deklaratë e ka cilësuar joserioze duke thënë se Serbisë i duhet çdo autostradë.
“Autostrada që do të ndërtohet Nish – Merdar – Prishtinë, nuk është vetëm dalje në port, por është strategji e rëndësishme. Ajo është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, citohet të ketë thënë ajo.
Sipas saj, kjo rrugë do të thotë më shumë ekonomi, më shumë transport udhëtarësh mallrash.