Në Krushevac të Serbisë sulmohet autobusi nga Kosova që po shkonte në Vjenë

Aktuale

Në Krushevac të Serbisë sulmohet autobusi nga Kosova që po shkonte në Vjenë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 16:07
Autobusi i sulmuar

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin ndaj një autobusi që barte udhëtarë nga Kosova, që është sulmuar teksa po kalonte nëpër Serbi.

Hoxhaj ka thënë se këto sulme janë bërë sistematike.

“E dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët po udhëtonin në Serbi. Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk po dënohet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Nga sulmi në autobusin që ishte nisur nga Prishtina për në Vjenë nuk raportohet për persona të lënduar.

Autobusi i linjës Prishtinë-Vjenë i kompanisë Bici.com është sulmuar për të dytën herë nga persona të panjohur në Kryshefc të Serbisë.

Lajmi e ka konfirmuar vetë pronari i kësaj kompanie Behxhet Bici, i cili ka bërë thirrje të hetohen këto raste sepse siç ka thënë ai mund të jenë më qëllime të caktuara.

“Sulmi ka ndodhur në Krushefc rreth orës 10:00, nga disa persona të cilët kanë hedhur një shishe  e cila dyshohet se ka qenë e mbushur me gëlqere”, ka thënë Bici.

Ai ka shpjeguar se pak para sulmit një veturë e ka shoqëruar autobusin, ku pak minua pas disa persona të cilët ishin saj rrugës kanë sulmuar, duke i dëmtuar gjithë pjesën e përparme të gjamit.

“Autobusi tani është ndalur në vendin ku është sulmuar, sepse lëvizja në atë gjendje ka qenë e pa mundur për këtë arsye kemi dërguar një autobus tjetër i cili është rrugës për ti marrë udhëtarët për ti dërguar në destinacionon e tyre”, ka thënë ai.

Bisi ka pohuar se tani kanë njoftuar policisë serbe për incidentin dhe se kanë premtuar se do të nxjerrin nesër raporton për këtë rast.

“Një sulm i ngjashëm na ka ndodhur me datën 10 të këtij muaji në vendin e njëjtë ku është dëmtuar një xhamë anësor, por pasi dëmi ishte i vogël dhe nuk kishte të lënduar nuk jemi ndalur fare”, ka treguar Bici.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat