Thaçi: Miqtë ndërkombëtarë nuk janë kundër ushtrisë por kundër metodologjisë së formimit të saj

Aktuale

Thaçi: Miqtë ndërkombëtarë nuk janë kundër ushtrisë por kundër metodologjisë së formimit të saj

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:10
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe sot e ka përmendur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ai duke folur në hapjen e Javës së Gruas tha se transformimi i FSK-së, Demarkacioni  me Malin e Zi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian janë të  domosdoshme.

Në prani të ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, i cili ka kundërshtuar formimin e ushtrisë me nisma ligjore, presidenti tha se ushtrinë e kanë mirëpritur të gjithë përveç vërejtjeve të miqve ndërkombëtarë e që siç tha Thaçi “Ata nuk janë kundër ushtrisë por kanë vërejtje për metodologjinë e formimit të ushtrisë”.

 Ambasadori Greg Delawie në fjalën e tij ka folur për rolin e gruas në shoqëri për qka edhe ishte organizuar kjo ngjarje.

Sipas tij avancimi i rolit të gruas ka rëndësi për integrimin e Kosovës, pasi që siç tha ai, roli i gruas ka rëndësi të jetë zë i fuqishëm në të gjitha proceset politike dhe ekonomike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat