Salih Morina: Edhe LDK është për Ushtrinë në koordinim me SHBA-të

Aktuale

Salih Morina: Edhe LDK është për Ushtrinë në koordinim me SHBA-të

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:14
Deputeti i LDK-së, Salih Morina

Deputeti i LDK-së, Salih Morina në emisionin Fakt Plus është shprehur se Presidenti Hashim Thaçi nuk është konsultuar me LDK-në për projektligjin e FSK-së që pritet të transformohet në ushtri. Ai ka thënë se FSK-ja nuk mund të transformohet në ushtri pa mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ka nënvizuar që të mos ketë ngutje për të kaluar në plan B. 

“Është shumë lehtë ta themelojmë një ushtri por do të jetë e vështirë që ta kemi pa mbështetjen e NATO-s. Tash ne duhet të jemi të sinqertë e mendoj të mos provokohet situata. Duhet të bisedohet edhe me ne e të gjitha partitë politike. Nuk është koha të thirremi në merita personale. Këto duhet të dakordohemi bashkarish. Ne e dimë që pa SHBA nuk do të arrijme asgjë.” ka thënë Morina.

Ndërkaq në lidhje me takimin e mbajtur në Tiranë ndërmjet përfaqësueseve të pozitës dhe opozitës, deputeti i LDK-së është shprehur se nuk ka pasur dijeni që do të mbahej një takimi i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat