Pajaziti: Nëse LDK ka fakte për vrasjen e zyrtarëve të saj, t’i dorëzojë në Prokurori

Aktuale

Pajaziti: Nëse LDK ka fakte për vrasjen e zyrtarëve të saj, t’i dorëzojë në Prokurori

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:44
Zenun Pajaziti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se deklaratat e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, për zbardhjen e vrasjeve të zyrtarëve të saj, tingëllojnë si elektorale.

“Deklarata të tilla nga një parti në pushtet tingëllojnë si retorike, politike dhe elektorale, sepse vijnë prej një partie që është në pushtet”, ka thënë Pajaziti.

Ai konsideron se nuk duhet të ‘terrorizohen’ qytetarët me deklarata të tilla në këtë kohë dhe vlerëson se faktet për ato vrasje duhet të dorëzohen në Prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat