Sindikata e Shërbimit Civil kundërshton vendimin e Qeverisë për tërheqjen e ligjit për pagat

Aktuale

Sindikata e Shërbimit Civil kundërshton vendimin e Qeverisë për tërheqjen e ligjit për pagat

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:43
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me tërheqjen e Ligjit për Pagat e Shërbyesve Civil dhe për fatin e të gjithë të punësuarve në Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi, ka kërkuar zbatimin e ligjit për pagat, meqë sipas tij kjo kategori  është në situatë tejet të pafavorshme.

Zymberi:  Të zbatohet sa më shpejt Ligji për Pagat e Shërbyesve Civil

 “Ne me këmbëngulje kemi kërkuar edhe  më herët që ligji për pagat e shërbyesve civil të gjejë zbatim sa më shpejtë që është e mundur  ngase pozita e shërbyesve civil të Kosovës është në situatë të pafavorshme”, tha ai

Zymberi  në emër të kësaj sindikate ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës  nivelizim të pagave me sektorët e tjerë,  trajtim të merituar për të punësuarit profesionalë, njohja e përvojës së punës për punonjësit e administratës si dhe të krijohen kushte të barabarta në të gjithë Shërbimin Civil.

Zymberi:  Qeveria të marrë seriozisht pozitën e Shërbyesve Civil

 “Bëjmë paralajmërimin e Qeverisë që të merren më seriozisht me  pozitën e shërbyesve civil, të bëjnë nivelimin e pagave, të fillojnë së zbatuari ligjin e pagave, të paguhet përvoja e punës për të gjithë të punësuarit të cilët kanë punuar me ligjet e Republikës së Kosovës edhe në periudhën e paraluftës” ka thënë Murseli gjatë kësaj konference”, tha ai.

Zymberi ka folur edhe për cilësinë e punës në administratë, duke akuzuar Qeverinë  për punësime të siç ka thënë ai, njerëzve të klaneve dhe grupeve të ndryshme.

Për këtë, ai është shprehur se do të angazhohen në publikimin e  ndërhyrjeve të mundshme në konkurse publike,  si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

 Zymberi: Po punësojnë njerëz të klaneve në administrata

“Po punësojnë njerëz të klaneve të grupeve të ndryshme, është vështirë të kemi një administratë cilësore dhe funksionale nga vet fakti se po krijojnë varshmëri duke punësuar persona të tyre dhe kjo të kihet parasysh që ne i kemi evidentet e caktuara dhe ndaj situatave të tilla ne do të reagojmë dhe do ti bëjmë edhe publike konkurset të cilat po ndërhyhet në nivelet lokal dhe atë qendror”, tha ai.

Sindikata e Shërbimit Civil ka paralajmëruar  reagimet e tyre do të jenë edhe më të zëshme, në rast të mos përfilljes së nevojave të tyre nga Qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat