Gjenerallejtënant Rrahman Rama: FSK, e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të Kosovës

Aktuale

Gjenerallejtënant Rrahman Rama: FSK, e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të Kosovës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:25
Lubomir Batary dhe Rrahman Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti të martën shefin e zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në vendin tonë, ambasadorin Lubomir Batary, me ç’rast tha se FSK me kënaqësi ka ndërmarrë iniciativën për riparimin e memorialit kushtuar ushtarëve të Forcave të Armatosura të Sllovakisë, të cilët patën humbur jetën në një fatkeqësi ajrore pas përfundimit të misionit në vendin tonë.

Gjatë takimit që gjeneral Rama zhvilloi me ambasadorin Batery u shpreh se, FSK-ja ashtu siç është e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të vendit tonë, po ashtu me të njëjtën gatishmëri dhe përkushtim përkujdeset edhe për  ruajtjen e vlerave të  popujve, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe paqen e vendit tonë.

Nga ana e tij, ambasadori Batery, në emrin e tij personal dhe në emër të Forcave të Armatosura të Sllovakisë dhe në emër të popullit sllovak falënderoi komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, për angazhimin dhe kujdesin e treguar në përkujtim të jetës dhe veprës së ushtarëve sllovakë.

Ndryshe, FSK ka riparuar memorialin i cili u kushtohet 42 ushtarëve sllovakë të cilët kanë humbur jetën para 11 vitesh në një fatkeqësi ajrore, gjatë kthimit të tyre në atdhe, pas përfundimit  të  misionit në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat