AAK: I tejkalojmë dukshëm shifrat e publikuara në sondazhin e VV-së

Aktuale

AAK: I tejkalojmë dukshëm shifrat e publikuara në sondazhin e VV-së

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:43
Ilustrim

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, duke i komentuar sondazhet e publikuara se fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka theksuar se sondazhet bëhen më një qëllim të caktuar.

Ai ka thënë se përkrahja që e kanë ata në terren i kalon dukshëm shifrat që janë publikuar në këtë sondazh.

“Të them të drejtën ende nuk ka ndonjë matje serioze të përkrahjes së partive politike. Vlerësimin më të mirë e bëjnë qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndryshe, sipas të dhënave të një sondazhi të Vetëvendosjes, e cila i ka 26%, radhitet PDK me 23% e pasuar nga LDK me 20.4%. Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta me 14.4%, e cila pasohet nga AKR me 5%, NISMA me 3.1% dhe Alternativa me 2.9%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat