Zeka reagon ndaj Hazirit: LDK-ja kishte shërbim sekret, ja kush ishte shefi

Aktuale

Zeka reagon ndaj Hazirit: LDK-ja kishte shërbim sekret, ja kush ishte shefi

Nga: P.R Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:07
Milaim Zeka

Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Lutfi Hazirit, në lidhje me vrasjet e pas luftës.

“Njeriu bane koalicion me dikën qe ka mendime te kunderta politike, ama jo me dikend qe e akuzon si vrases, ose tradhetues i interesave kombetare”, ka shkruar Zeka.

Më tej Zeka, në postimin e tij ka thënë se edhe LDK-ja, ashtu sikur PDK e AAK ka pasur shërbim sekret.

“Lute i nderuar, Partia jote, ashtu sikurse PDK ja, dhe AAk-ja, besa edhe partite e tjera, keni pasur, e keni akoma, sherbime sekrete. Nese ju e perfolni cdo dite SHIK-un, pse i dashur kurr nuk folni per "Sigurimin e Atdheut"?!”, ka shkruar Zeka, përcjellë "Bota sot".

Ja postimi i plotë:

Nja dy fjale me Lutfi Hazirin

Rreth vrasjeve qe jane "bere" brenge e disave te LDK se

Lutfi Haziri, as Isa Mustafa, as edhe shume asa te larte te LDK se, nuk e dine fare se cka mendon elektorati i thjeshte i LDK se, qe ne gjuhen politike, quhet Baza. Apo ndoshta edhe e dine, po as qe kane pjerdhe per kete elektorat, i cili ua jep voten, ndoshta jo me.

Pse e them kete?! Po ta kish pyetur Luta me Isen, dhe me shoke, partia e tyre kurr, ama bash kurr, nuk kish hy ne bashkeqeverisje me PDK ne. As me AAK-ne. Njesoj mendon edhe elektorati i thjeshte i PDK se, dhe AAK se.

Mirepo desha ta beje nje pyetje, i nderuari Lute, e permes teje po i pyes edhe keta pehlivanat e tjere te LDK se: Qysh bre ua lejoje ftyra e bate kualicion me ata qe gjate fushates u quajtet vrases?! Njeriu bane kualicion me dikend qe ka mendime te kunderta politike, ama jo me dikend qe e akuzon si vrases, ose tradhetues i interesave kombetare.

Lute i nderuar, Partia jote, ashtu sikurse PDK ja, dhe AAk-ja, besa edhe partite e tjera, keni pasur, e keni akoma, sherbime sekrete. Nese ju e perfolni cdo dite SHIK-un, pse i dashur kurr nuk folni per "Sigurimin e Atdheut"?! Pse nuk tregoni qe shefi i ketij Sherbimi, Rame Maraj, e ka pasur nje zyre mu ne shtepine-rezidencen e Presidentit Rugova. Cka thu more lut bani puna vaki e doli qe ne shumicen e vrasjeve eshte i perfshire pikerisht Sherbimi Sekret i LDK se? A mos do dilni pastaj e do te thoni: Ramen e Avdi Behramin, na i paska qu Thaci me Kadri Veselin, e ne nuk e paskemi ditur?!

Cka thoni ju kur te dalin dosjet, filmimet, pergjimet, qe amerikanet kane lujte koqe me te gjitha keto sherbime, dhe i kane zbuluar njeratjetren, pa pas nevoje qe nje sherbim i trete t i kontrolloje? Cka thu ti qe anetaret e "Sigurimit te Atdheut" kane pergjuar njerez, kane fotografuar njerez, apo edhe kane pergaditur deshmitar te besueshem, po edhe te rrejshem, ne procese te renda gjyqesore, siq eshte rasti te Grupi i Drenices, ku pikerisht nje agjent i ketije Sherbimi, ka trajnuar, dhe e ka derguar tek Salustro, deshmitarin kunder Sami Lushtakut, i cili pa deshmuar asgje, njeriu eshte i denuar.

Lute, degjoma nje keshille jaranit: Per vrasje, edhe per femra, edhe per pare (tendera), degjonum mu, mos folni bre asnjeri prej jush, se te gjithe bini ne grope. Te gjithe keni qene bashke ne keto tri shtylla te "ndertimit" te shtetit "demokratike" te Kosoves. Besoni qe shume jeni kah e shpurdhni mutin. Lejeni bre Gjykaten Speciale me i pastru keto pune. Merrnu me dy tjera: Pare, edhe femra. Ne kete te fundit, me na leju, ua bajme ndonje argat...

Boll ma bre, se kerkush nuk ju beson. Madje maspakut elektorati juaj. Beso, ma mire e keni... 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat