Ramusa i dorëzon kërkesën presidentit Thaçi për memorialin përkujtimor

Aktuale

Ramusa i dorëzon kërkesën presidentit Thaçi për memorialin përkujtimor

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:37
Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa

Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa, të enjten edhe zyrtarisht i ka dorëzuar kërkesën presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi për mbështetjen e ndërtimit të memorialit përkujtimor, i cili do të vendoset në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku do të përkujtohen të gjithë studentët e rënë për lirinë e vendit.

“Ne si organizatë studentore këtë iniciativë e kemi marrë për arsye se kanë kaluar afër dy dekada dhe askush nuk është përkujdesur të paktën t’i përkujtojë studentët e rënë për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ramusa ka përkujtuar se ka pasur kërkesa edhe më herët nga studentët adresuar rektoratit, por të cilat, siç tha ai, nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë marrë parasysh.

“Andaj ne sot kemi dorëzuar edhe zyrtarisht këtë kërkesë te presidenti i Republikës së Kosovës, ngase ai është përfaqësues i popullit dhe  nuk dëshirojmë që askush të përfitojë në emër apo në gjakun e tyre dhe presim nga presidenti që këtë iniciativë ta mbështetë”, ka thënë Ramusa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat