Dyshohet për varr masiv në Prizren, gjenden mbetje mortore të 3 trupave

Aktuale

Dyshohet për varr masiv në Prizren, gjenden mbetje mortore të 3 trupave

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:12
ilustrim

"Informacionet janë që ata janë persona të zhdukur, identitetin e tyre nuk kemi mundur ende të përcaktojmë, por kanë të bëjnë me periudhën e luftës së fundit në Kosovë"

Në qytetin e Prizrenit, në hapësirat e varrezave ortodokse janë gjetur mbetjet mortore të tre trupave.

Lajmin e ka bërë të ditur për Anadolu Agency (AA), kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj i cili tha se në pjesën e varrezave ortodokse në Prizren, ku ka pasur dyshime për varre masive, janë gjetur 3 trupa, identiteti i të cilëve ende nuk është i njohur.

“Informacionet janë që ata janë persona të zhdukur, identitetin e tyre nuk kemi mundur ende të përcaktojmë, por kanë të bëjnë me periudhën e luftës së fundit në Kosovë. Pas analizave dhe procedurave mjeko-ligjore do të caktohet edhe identiteti i tyre”, tha Gjetaj.

Sipas tij kërkimet në këtë hapësirë të lokalizuar po vazhdojnë për të verifikuar se a ka varreza dhe mbetje tjera mortore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat