Gecaj: Dhuna e ushqen dhunën

Aktuale

Gecaj: Dhuna e ushqen dhunën

Nga: A.M. Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:21
Bajram Gecaj

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bajram Gecaj ka folur për dhunën politike. Gecaj ka thënë se si pjesëtarë i partisë politike që dhunën e ka të huaj, për të konstatuar kështu më jep të drejtë historia paqësore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam i bindur se dhuna e ushqen dhunën.

“Dhuna në politikë stimulon politikën e dhunës

Dhuna në politikë jo vetëm që është e pa pranueshme por është edhe e dëmshme, gjithmonë, gjithkund. Kushdo që e përdorë dhunën për të ardh në pushtet e jo votën e lirë të qytetarit, është dhunues i demokracisë, i të vërtetës dhe lirisë. Si pjestarë i partisë politike që dhunën e ka të huaj, për të konstatuar kështu më jep të drejtë historia paqësore e LDK-së, jam i bindur se dhuna e ushqen dhunën. Dhuna në politik e rritë politikën e dhunshme, gjithmonë, gjithkund. Kërcënimi i saj më i madh është kur ajo ka prirje të kthehet në standard, në metodë, në strategji. Ata që përdorin dhunë në politikë e nënqmojmë demokracinë e vendit tonë dhe stimulojnë mashtrimin, nënçmojnë intelegjencën dhe vullnetin e qytetarit të Kosovës. Demokracia është rrugë e mundimshme, por është shtegu më i sigurtë për ta ndal dhunën në politikë”, ka shkruar Gecaj nw Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat