Shpend Ahmeti bënë të fala nga Mali i zi, flet edhe për akuzat ndaj tij

Aktuale

Shpend Ahmeti bënë të fala nga Mali i zi, flet edhe për akuzat ndaj tij

Nga: A.M. Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:17
Shpend Ahmeti me familje

Pas akuzave në drejtim të tij ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i cili ka thënë se është person publik dhe nuk ka nevojë që t`i publikohen fotografi fshehtas.

Po ashtu, Ahmeti bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Mal të zi është takuar me dhjetëra shtetas të Kosovës dhe ka thënë se shpifjet nuk na ndalin.

Postimi i plotë:

Te fala nga une dhe familja ime ne pak vikende qe kemi bashke. E kuptoj qe jam person publik dhe cdo minute e jetes sime eshte publike dhe e kuptoj qe jam ne percjellje te kundershtareve cdo moment prandaj nuk kane nevoje msheftas me fotografu e me bo storie te paqena. Edhe keto dy-tre dite edhe ne Mal te Zi kam takuar dhjetera kosovarë që më kanë parë, me kanë përshendetur dhe jemi fotografuar bashkë.

P.s. Kam ardh me veturen time, e ne deti/ujera nuk kam shetitur fare, e sonte kthehna. Shpifjet nuk na ndalin, por per bashkeqytetaret e mi gjithmone kerkoni shpjegime nga une se nuk ka te keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat