Nga bisedat erotike me Murat Jasharin tek plagosja e Vllasit, flet Mona

Aktuale

Nga bisedat erotike me Murat Jasharin tek plagosja e Vllasit, flet Mona

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:17
Mona Agrigoroaiei dhe Murat Jashari

Mona Agrigoroaiei, e cila dyshohet të jetë agjente rumune e infiltruar në jetën dhe politiken kombëtare shqiptare, ka reaguar ndaj shkrimeve se ajo mund të ketë lidhje me plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Ajo ka mohuar të ketë gisht në plagosjen e tij, madje ka akuzuar mediat për shpifje, përcjell Bota sot.

Mirëpo, Agrigoroaiei nuk e ka mohuar faktin se ka biseduar me Murat Jasharin, i akuzuari kryesor në rastin e Vllasit, por ka thënë se bisedat erotike, nuk të bëjnë agjente.

Postimi i saj i plotë:

Lidhur me akuzat e kohëve te fundit ndaj meje te disa pordh-taleve te bulevardit ne Kosove, do te komentoj vetem kaq:

1. E drejta e privatesise eshte nje e drejte e garantuar permes ligjit dhe normave pozitive te Republikes se Kosoves dhe nuk guxon te shkelet nga askush.

2. Nje bisede erotike (nuk ka rendesi a eshte apo jo e vertete) nuk te ben spiun

3. Ju, pordh-ale te shpifura nuk po jepni asnje deshmi konkrete se jam e tille, vetem ju ka mesuar nena made in Beograd te shpifni dhe te manipuloni! Dhe sot po jetojme fatkeqesisht nje kohe te keqe kur udbashi po therret per te tjerin: ti je udbash!

4. Perkunder edhe tendencave te disa (b) analistave ne RTV21 per te me nderlidhur me organizimin e ketij atentati ndaj Azem Vllasit, une do tu them se jam kunder veprave te tilla. Jeta e cdo njeriu eshte e shenjte dhe nuk guxon te merret. Nuk ka rendesi a eshte apo jo Vllasi nje titist i regjur, por ka rendesi se eshte nje njeri dhe nuk duhet vepruar asnjehere jashte ligjit. Republika e Kosoves eshte nje vend qe ka ligje dhe norma dhe keta duhen respektuar me rreptesi nga cdo qytetar te saj, sepse askush nuk duhet te veproje me vetgjyqesi.

5. Senzacioni qe e perhapni vetem per qellime lexueshmerie eshte specifik ndaj mediave pa asnje etike dhe norme morale dhe kombetare, qe nuk merr parasysh te verteten, media qe duhen inkriminuar edhe penalisht per shkeljen e ligjeve pozitive te Kosoves./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat