Një mik i afërt ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit, pas aferës me jaht

Aktuale

Një mik i afërt ia kërkon dorëheqjen Shpend Ahmetit, pas aferës me jaht

Nga: A.M. Më: 26 mars 2017 Në ora: 14:02
Drejtori i Rockefeller, Haki Abazi

Drejtori i Rockefeller, Haki Abazi, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpendi Ahmetit.

Po ashtu, Abazi ka shkruar se Kosova nuk është e partive politike as prone private e askujt.

Postimi i plotë:

Nuk falet!

Dua ta kujtoj sot Agim Hajrizin- heroin e Kosovës qe nuk e ka dhënë jetën se bashku me djalin edhe nënën qe sot të tjeret me u sorrollate ne Jahta të Budves. Jep Dorëheqje!

Dua të kujtoj gjithashtu Bajram e Gursel Sylejmanin- dy artiste , heronjtë, qe nuk e kane dhene jetën qe sot të tjeret me u sorrolate haremave të Stambollit e villave të Alpeve të Frances. Jepni dorëheqje!

Kosova nuk eshte e partive politike as prone private e askujt, as prone e Stambollit e as e Frances- eshte e qytetareve dhe atyre qe kane dhene gjitheçka per të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat