Shoku i ngushtë i Sami Lushtakut, thumbon Veselin dhe deputetët e Drenicës

Aktuale

Shoku i ngushtë i Sami Lushtakut, thumbon Veselin dhe deputetët e Drenicës

Më: 26 mars 2017 Në ora: 22:25
Sami Lushtaku e Rrustem Rukolli

Rrustem Rukolli, një ndër miqtë më të ngushtë të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushatku i ka shkruar letër, Kadri Veselit në ditën kur partia e tij, mbajti konventën e PDK-së.

Duke ia kujtuar atij por edhe të tjerëve, padrejtësitë që po i bëhen Lushtakut, Rukolli ka thënë se shpreson shumë se Veseli por edhe deputetët e Drenicës do te angazhohen që gjykatat të marrin vendime të  lira dhe meritore për t’i mbrojur ish eprorët e UÇK-së.

Në postimin e tij, Rukolli ka thumbuar kolegët e Lushtakut duke u kujtuar atyre se siç duket e kanë harruar njeriun që është ndër meritorët e fitoreve të PDK-së.

Ky është postimi i Rrustem Rukollit:

Sot une u perpoqa te solidarizohem me mikun tim Sami Lushtaku duke ndjekur Konventen e 8 te PDK-së nga TV, mirpo prezenca e femijeve te mi rreth meje sikur me linte ne disavantazh( me kujtohet te kaluern e kishim ndjekur bashk, ku ai ishte i shtrir ne QKU). I nderuari kryetar i partise me te madhe ne vend zoti Kadri Veseli shpresoj qe fuqine qe ta jepe ty sot PDK-ja si partija me e votuar ne vend(se paku deri me tash) ta shfrytzosh edhe ne luftimin e padrejtesive qe po ndodhin me disa bashklufar tuaj te cilet vazhdojn te “mbahen” te izoluar ne burgje te Kosoves me proqese te montuera dhe me vendime politike e te kunderligjshme. Mbajtja e tyre ne paraburgim, izolimi qe po i ndodhe Sami Lushtakut si dhe tejzgjatja e gjykimeve perderisa ata mbahen ne burg jane shkelje ligjore e te drejtave te tyre(nuk dua te humb kohe dhe te ju numroj ligjet dhe nenet qe shkilen dhe se per kete e keni edhe Dhuraten)! Shpresoj shume dhe jame mese i sigurt se edhe ai shpresondhe pret edhe me shume se une, qe ti si dhe deputet e Drenices qe sot po e shfrytzoni rrugen qe ka shtraur ai (nuk mendoj ne asfaltin) nuk do ta harroni dhe se do te angazhoheni qe gjykatat te marrin vendime lira dhe meritore se fundja ky ishte edhe vet qellimi i luftes se UÇK-se. Sa ja kam lakmi mikut tim per forcen dhe durimin, sikur ta kisha mesuar kete te dyten nga ai……

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat