Masakra e Izbicës mësim për tragjedinë dhe krenarinë

Aktuale

Masakra e Izbicës mësim për tragjedinë dhe krenarinë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 07:09
Përkujtohet masakra e Izbicës

(E plotësuar) - Në Izbicë të Skënderajt u shënua 18 vjetori i masakrës së Izbicës me c’rast janë masakruar 150 banorë të kësaj ane. Nënkryetari i komunës së Skënderajt Fadil Nura tha se lufta solli lirinë por bashkë me të solli edhe dhimbjen për humbjen e me të dashurve tanë.

 Ai tha se në këtë ditë i përkujtojnë të rënët e kësaj ane dhe dhanë shumë për lirinë e vendit. Ai shprehu përkushtimin e komunës që të punojnë për idealin e atyre që ranë lirinë e Kosovës.

 Në emër të OVL të  UÇK-së foli Xhavit Jashari i cili tha se Izbica është shkolla se si duhet ta mësojmë historinë.

 Ai tha se masakra e Izbicës është dhe do të jetë mësimi i tragjedisë, por edhe krenarisë.

 Jashari tha se nuk duhet të mësohet historia me dy- tre rreshta.

 Sipas tij nuk duhet të thuhet se Sylejman Selimi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së e as se Sami Lushtaku komandant i zonës së Drenicës, e as t’u përmendën emrat vetëm kur i burgosin. Sipas tij ky mësim i historisë kështu ka sjellë Gjykatën Speciale./

Përkujtohet masakra e Izbicës

Në fshatin Izbicë të Skënderajt përkujtohet 18 vjetori i njërës nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë masakër u vranë qindra civilë shqiptarë të fshatrave të Drenicës.

Sot përkujtohet masakra e Izbicës

Sot në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakadës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët- Skenderaj, duke u shperngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth.

Zbulimi i kësaj pllakade do të bëhet nga ora 10:30 tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i ulët, rruga që lidh Skenderajn me Klinën, kurse manifestimi kushtuar masakrës së Izbicës fillon nga ora 12:00 në fshatin Izbicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat