SHBA vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Aktuale

SHBA vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:32
Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee dhe Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli dhe zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, Hoyt Yee, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tashmë të konsoliduara në një miqësi dhe marrëdhënie specifike në shumë sfera.

Hoyt Yee e siguroi kryetarin Veseli për mbështetje të fuqishme të SHBA-së për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke shprehur mbështetjen e parezervë amerikane për Kosovën. Por, në të njëjtën kohë, duke kërkuar që politikat e zhvillimit ekonomik, rritjes së transparencës, qeverisjes së mirë, si dhe luftës kundër korrupsionit, të jenë prioritete të angazhimit të institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim, z. Yee dhe kryeparlamentari Veseli, diskutuan edhe për përgjegjësitë që ka Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, në raport me qytetarët e saj, por edhe në raport me fqinjët.

Kryetari i Kuvendit e falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë vendimtare për shumë procese të cilat e kanë përcjellë vendin tonë në kohë të ndryshme.

Veseli e njohu z. Yee për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për të çuar përpara procesin e integrimit evropian, ndërsa në rrafshin e brendshëm, për t'i dhënë hov të ri zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Image

Hoyt Brian Yee takohet me Veselin e përfaqësuesit serbë

Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, ka filluar vizitën dy ditore në Kosovë.

Yee sot fillimisht ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Siç është bërë e ditur nga kabineti i kryeparlanetariti Veseli, biseda është fokusuar në zhvillimet e fundit politike dhe është folur për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.

Pas takimit me Veselin, Yee është takuar edhe me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentar “Lista Serbe”, Slavko Simiq.

Yee takon edhe ministren për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Yee të mërkurën do të ketë takim edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Vizita e zëvendës-ndihmës Sekretarit të shtetit, po zhvillohet në kohën kur në Kosovë është ndërmarrë nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak.

Në këtë çështje, institucionet e Kosovës, nuk kanë hasur në mbështetjen amerikane, për shkak të formës së propozuar për këtë transformim.

Përderisa institucionet e Kosovës, me nismën e presidentit Hashim Thaçi po synojnë që transformimi të realizohet përmes ligjit, Shtetet e e Bashkuara të Amerikës preferojnë që transformimi të zbatohet përmes amendamentimit të Kushtetutës.

Ushtria e sjell diplomatin amerikan në Prishtinë, kjo është agjenda e takimeve

Zëvendësndihmëssekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, ka nisur sot një vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me kryeparlamentarin Veseli, zëvendëskryeministrin Stojanovic, ministren për Dialog Edita Tahiri, ministrin Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, dhe përfaqësuesin e Listës "Srpska".

Në agjendën e Hoyt Yee nuk janë paraparë takime me opozitën e as me Presidentin Hashim Thaçi. Po ashtu, në listën e zyrtarëve që do t'i takojë Yee nuk është as kryeministri Mustafa, i cili sipas një njoftimi të LDK-së ndodhet në Bruksel...

Kjo është agjenda e Hoyt Yee:

Zëvendëssekretari do të nisë takimin:

 e martë, 28 mars 2017

 13:00

Takim me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli

Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

 14:00

Takim me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentarë “Srpska Lista” Slavko Simic

Zyra e zëvendës-Kryeministrit (kati 4)

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

 15:00

Takim me Ministren për Dialog Edita Tahiri

Ministria e Punëve të Jashtme (zyra 306)

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

 e mërkurë, 29 mars 2017

 11:30

Takim me Ministrin e FSK Haki Demolli dhe Generalin Rrahman Rama

Selia e FSK-së

Medie: vetëm pamje në fillim të takimit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat